Sport Ndërkombëtar

Davidovich e siguron finalen

Alejandro Davidovich

Alejandro Davidovich e ka siguruar biletën për në finalen e Monte Carlos Masters.
Spanjolli ka vazhduar javën e tij të ëndrrave në Monako – duke triumfuar ndaj Grigor Dimitrov.

Kjo do të jetë finalja e parë e ATP-së në karrierën e tij.

22 vjeçari – triumfoi ndaj Dimitrov në një përballje aspak të lehtë, me 2-1 në sete (6-4), (6-7) dhe (6-3).

Ai tani është vetëm një ndeshje larg përmbushjes së ëndrrës – për të ngritur një trofe të parë të madh.

Por, për të arritur këtë do t’i duhet të triumfojnë në finale – ndaj Stefanos Tsitsipas

Edhe nëse, nuk del fitues, Davidovich do të jetë ende në mesin e 40 më të mirëve në botë./Shqip.com