Sport Ndërkombëtar

Gabriel dëshiron të mbetet në “Emirates”

Gabriel Magalhaes

Qendërmbrojtësi në formë i Arsenal u flit se do të mund të transferohej në Barcelonë.

Gabriel Magahlaes ishte pjesë e Lille deri në shtator të vitit 2020, para se t’i bashkohej “Gunners” për 26 milionë euro.

Ai ka folur për thashethemet që e lidhin atë me kalimin në “Camp Nou”, raporton Fabrizio Romano.

“Ndihem si në shtëpinë time në Arsenal. Është një skuadër e shkëlqyer për të qenë pjesë dhe së bashku jam i sigurt se mund të arrijmë shumë. Jam shumë i lumtur këtu”, u shpreh ai.

Sipas gazetarit italian, 24 vjeçari është krejtësisht i fokusuar te klubi anglez, dhe prioriteti i tij është kapja e një pozite që çon në Ligën e Kampionëve.

Gabriel, Arsenal

Gabriel ka kontratë me londinezët deri më 30 qershor të vitit 2025, kurse vlera aktuale e tij në trag kap shifrën e 30 milionë eurove, sipas “transfermarkt”.

Braziliani ka bërë 31 paraqitje për Arsenalin këtë sezon në të gjitha garat, ku ka arritur të shënojë tre gola. /Shqip.com