Lajme

Vjosa Osmani viziton Mitrovicën

Presidentja e Vendit pritet ta vizitojë qytetin e Mitrovicës. Kjo është bërë e ditur sipas njoftimit për media.

Fillimisht e para e vendit pritet të takohet me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza në ora 12:00.

Duke filluar nga ora 13:00, Osmani pritet të vendos lule te pllaka përkujtimore në lagjen e Kovaçëve.

Ndërsa gjysmë orë më vonë, e para e vendit pritet të bëjë një vizitë në shkollën fillore të mesme të ulët ‘’Ismail Qemaili’’.

Kjo do të jetë vizita e dytë e Osmanit në njërin nga qytetet e Kosovës. Vizitën e parë Osmani e realizoi para disa kohë në qytetin e Gjilanit./Shqip.com