Art Jetese

Problemi në përqendrim mund të jetë simptomë e sklerozës

Skleroza e shumëfishtë, është një gjendje kronike që përfshin sistemin nervor qendror.

Skleroza e shumëfishtë mund të zhvillohet menjëherë, ose simptomat mund të jenë aq të buta sa mund t’i lehtësoni. Tre nga simptomat e hershme më të zakonshme kësaj gjendjeje janë:

1. Mpirje dhe ndjesi shpimi gjilpërash që prek krahët, këmbët ose njërën anë të fytyrës. Këto ndjesi janë të ngjashme me ndjesinë e gjilpërave që ndjeni ndonjëherë kur ju mpihet këmba. Megjithatë, ato ndodhin pa një shkak specifik.

2. Probleme me ekuilibrin dhe këmbë të dobëta në forcë (probleme me ecjen ose kryerjen e ndonjë aktiviteti tjetër fizik).

3. Shikim i dyfishtë, shikim i paqartë në njërin sy ose humbje e pjesshme e shikimit. Këto mund të jenë një tregues i hershëm i sklerozës së shumëfishtë. Mund të keni edhe dhimbje në sy.

Këto simptoma mund të kenë shumë shkaqe të ndryshme prandaj edhe nëse i keni, nuk do të thotë domosdoshmërisht se keni sklerozë të shumëfishtë.

Simptomat më të zakonshme të sklerozës së shumëfishtë, përfshijnë lodhje, vështirësi në ecje, mpirje në këmbë ose shputat e këmbës, vështirësi në ekuilibër, dobësi e muskujve si dhe probleme me shikimin.

Skleroza, gjithashtu shpesh përfshinë probleme edhe në të folurit, përqendrimin dhe kujtesën.