Djokovic u rikthye, por u “gjunjëzua” në ndeshjen e parë
Publikuar:
(12.04.2022 20:19:00)
Numri 1 i botës u rikthye, por është ende larg nga forma optimale.
Novak Djokovic ka pësuar humbje befasuese nga Alejandro Davidovich Fokina – në Monte Carlo Masters.
Ani pse Novak ishte favorit në letër, Davidovich shënoi fitore me rezultat 3-0 në sete (6-3) (6-7) (6-1).
Për tenistin serb – kjo ishte ndeshja e parë që nga muaji shkurt.
Por, përkundër disfatës, ai tha se “dëshiroj ta përgëzoj Alejandron. Ai ishte lojtar më i mirë”.
Dyshja ishin përballur edhe në vitin e kaluar – dy herë, por fitues kishte dalë Djokovic në Romë dhe në Lojërat Olimpike të Tokios.
Kjo humbje ishte edhe një tjetër dështim i radhës për 34 vjeçarin, i cili nuk u lejua të lunate në Australian Open – për shkak se nuk ishte vaksinuar (me vaksinën anti-covid).