Lajme Botë

Rusi: Shpërthen oksigjeni, vdesin nëntë pacientë

Nëntë pacientë me COVID-19 vdiqën të hënën pasi një tub oksigjeni shpërtheu në një spital rus, kanë konfirmuar autoritetet lokale.

Kjo ndodhi në Spitalin Klinik të Urgjencës të Vladikavkaz, kryeqyteti i rajonit jugperëndimor të Osetisë Veriore, raporton Euronews.

“Kishte një aksident në stacionin e oksigjenit, ndërprerje në furnizimin me oksigjen, në fakt, kishte një këputje të tubit të oksigjenit nga rezervuari, i cili është nëntokësor, dhe furnizimi u ndërpre,” tha Sergei Menyailo, kreu i detyrës i Osetisë së Veriut, u tha gazetarëve.

Tubi shpërtheu në 17:15 me kohën lokale. Autoritetet thanë se kishte 71 pacientë në kujdes intensiv në atë kohë, përfshirë 13 në “ventilim mekanik”.

Të nëntë pacientët që vdiqën ishin në ventilatorë, tha ministria e shëndetësisë në Rusi. /Shqip.com