Shkarkohet Ardita Sinani nga pozita e kryetares së Preshevës
Publikuar:
(11.04.2022 13:51:40)

Kuvendi Komunal i Preshevës ka shkarkuar Ardita Sinanin nga pozita e kryetares së kësaj komune.
Lajmin e kanë konfirmuar burime të SHQIP.com nga Kuvendi i Preshevës.
“Po, u shkarkua me 20 vota për”, tha ky burim.
Sinani nuk ishte e pranishme në seancën e sotme ku u mor vendimi për shkarkimin e saj.
Theksojmë se të premten, lista Alternativa Demokratike Shqiptare me kryetar Shqiprim Arifi, kishin nisur mbledhjen e nënshkrimeve për të thirrur seancë për shkarkimin e Sinanit.
Në dokumentin e siguruar nga SHQIP.com, shkruhet se shkarkimi i Sinanit ka ardhur si “pasojë e krizës institucionale dhe mosfunksionimit të pushtetit lokal”.

Sinani u zgjodh në krye të Preshevës më 21 maj 2021, si pjesë e Partisë për Veprim Demokratik./Shqip.com