Kancelari i Austrisë do të takohet me Presidentin Putin të hënën
Publikuar:
(10.04.2022 19:51:38)

Kancelari austriak Karl Nehammer do të udhëtojë nesër në Rusi për të takuar Presidentin Vladimir Putin, ka thënë një zëdhënës i qeverisë austriake sipas agjencisë së lajmeve Reuters, raporton BBC.
Kjo pason vizitën e Nehammer në Kiev të shtunën për t’u takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.