Rozë

Hyseni thumbon Alvisën, ja çfarë tha ish-konkurrenti i Për’puthen

Hyseni dhe Alvisa muaj më parë u bënë dyshja më e komentuar në mediat rozë.

E gjitha kjo nisi pasi që ai erdhi dhe u bë pjesë e Për’puthen, pavarësisht se dikur kishin një romancë dashurie me Alvisën.

Mirëpo, Alvisa u deklarua për Bashkimin, ani pse sot nuk janë bashkë.

Së fundmi, Hyseni ka thumbuar ish-partneren e tij Alvisën me anë të një storie në instagram.

“Mos u kthe me exin sepse edhe përrallat fillojnë me “na ishte 1her” jo “na ishte 2-3 her”.

Pas përjashtimit nga Për’puthen, Hyseni më nuk është përfolur për ndonjë lidhje të re./Shqip.com