Sport Shqiptar

Skuadra e njohur italiane interesohet për Shkodran Mustafin

Shkodran Mustafi

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi mund të rikthehet në Serie A gjatë kësaj vere, shkruan Shqip.com.

Pasi kaloi aventura jo të mira me Arsenalin në Premier League dhe Schalken në Bundesligë, ai tani po kërkon një eksperiencë tjetër në karrierën e tij, duke u rikthyer në Serie A.

Sipas raportimeve të “Sky”, skuadra italiane, Genoa ka shfaqur interesim për shërbimet e Mustafit.

Ky i fundit e njeh mirë këtë qytet, derisa në të kaluarën ka luajtur për rivalët e tyre, Sampdorian.

Në ligën elitare të Italisë, Mustafi ka kaluar periudhë të mirë në karrierën e tij, derisa një rikthim në Seria A do t’i mbante shpresat e tij gjallë për t’u rikthyer në formë si në kohët e mëparshme.

29-vjeçari në të kaluarën ka luajtur për skuadra si: Everton, Sampdoria, Valencia e Arsenal, derisa së fundmi është pjesë e Schalkes./Shqip.com