Lajme

Pacolli: Nëse Marty është kërcënuar nga serbët, është koha të tregojë si e krijoi narrativën që e çoi Thaçin në burg

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka komentuar raportimet se Dick Marty është kërcënuar nga shërbimet serbe dhe se qëllimi ka qenë vrasja e tij që faji të i bartet shqiptarëve.

Pacolli është shprehur se nëse kjo është e vërtetë, atëherë është koha e duhur që ai të tregojë si e krijoi narrativën e tij të famshme të organeve.

“Ky narracion i Martyt është shtylla kryesore e Gjykatës Speciale në Hagë ku tash ish-presdienti i Kosovës Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentari Kadri Veseli dhe ish-krerë të tjerë të UÇK-së po mbahen në paraburgim nën akuzat për krime lufte. Nëse është e vërtetë se Dik Marti po kërcënohet nga inteligjenca serbe, është koha e duhur qe ai të tregoi se si e krijoi narrativën e tij të famshme të organeve, për çka z. Hashim Thaqi sot është në paraburgim në Hagë.😡😡😡😡😡”, ka shkruar Pacolli.

Dick Marty

Një hetim ekskluziv nga Focus zbulon se, që nga dhjetori i vitit 2020, Dick Marty është vendosur nën mbrojtje të lartë policore. 

Ish-prokurori, këshilltar shtetëror, këshilltar për shtetet (PLR/Ticino) dhe raportues për Këshillin e Evropës, i kërcënua me vdekje nga elemente radikale të shërbimeve të inteligjencës serbe. 

Ministria Publike nuk ka lëshuar një letër kërkesë dhe FDFA nuk ka ndërmarrë asnjë veprim diplomatik me Beogradin.

Për pasojë, sipas televizionit publik zviceran, ka 16 muaj që ish-raportuesi në Këshillin e Evropës, Dick Marty, është duke u mbrojtur nga forcat zvicerane, pasi që ka marrë kërcënime nga elementë radikalë të shërbimit inteligjent serb.

Lexo edhe:
Dick Martey i kërcënuar me vdekje: “Serbët deshën të më vrasin që t’ua lënë fajin shqiptarëve”

E përditshmja zvicerane Tagesanzeiger, ka raportuar se Këshilli Federal ka mobilizuar edhe ushtarët elitë për të mbrojtur Dick Martyn, pasi që rreziku për jetën e tij është shumë i madh.

Për këtë çështje, ka reaguar edhe vetë, Marty.

“Kërcënimi me sa duket vjen nga qarqe të caktuara të shërbimeve të inteligjencës serbe, të cilët i kërkuan botës së krimit, vrasësve profesionistë, të më likuidojnë thjesht për t’ua vënë fajin kosovarëve. Sa për vrasësit, ata do të ishin pjesë e botës së krimit. Ka veteranë që specializohen në vrasje me urdhër, vrasje të porositura dhe kështu që nuk duhen shumë para për të vrarë dikë”, ka shkruari ai.

Marty, në Ballkan njihet për hetimin e krimeve të luftës në Kosovë. Tani, ai është nën mbrojtje 24-orëshe nga forcat ushtarake zvicerane./Shqip.com