Kulturë

Ministri Çeku viziton ekspozitën e fëmijëve në Ditën Ndërkombëtare të Romëve

Ministri Çeku gjatë vizitës

Në kuadër të aktiviteteve të organizuara për Ditën Ndërkombëtare të Romëve, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku vizitoi ekspozitën për fëmijë dhe të rinj të komuniteti rom.

Në këtë ekspozitë të zhvilluar në Prizren së bashku me të, ishte edhe zëvendësministri, Sejnur Veshall

Në këtë ekspozitë u prezantuan veprat e piktorit 11 vjeçar, Shpend Misini, gjithashtu u shpalosën vlerat e pasura të trashëgimisë rome, traditat dhe kultura e aftësitë artistike të fëmijëve të këtij komuniteti.

Gjithashtu ministri përcolli shfaqjen teatrale “Historitë e Grave” të organizuar nga Teatri i parë i komunitetit rom në Kosovë “Nexhip Menekshe”, ku trajtohej pozita e gruas rome në shoqëri. /Shqip.com