Disa shenja se si ta zbuloni nëse keni toksina në trup

Toksinat na rrethojnë dhe na kërcënojnë rregullisht çdo ditë.
Ato gjenden në ajër, ujin që pijmë dhe ushqimet që hamë dhe na rrezikojnë shëndetin në mënyrë të frikshme.
Toksinat akumulohen në organizëm por kur arrijnë një nivel tepër të lartë, organizmi sëmuret.
Konstipacioni
Substancat ngjyruese, aromatike dhe ruajtëse të ushqimeve që konsumojnë përfundojnë në stomak duke dëmtuar tretjem.
Akumulimi i toksinave në organizëm shkakton menjëherë konstipacion.
Mjegullimi i Trurit
Nëse ndiheni konfuzë dhe të pazotë për t’u përqendruar në punë, fajësoni toksinat.
Ato e përthajnë organizmin nga vitaminat dhe mineralet e nevojshme dhe shkaktojnë probleme me vëmendjen apo mjegullim të trurit.
Aroma e Keqe e Trupit
Toksinat ndikojnë edhe tek aroma e trupit apo gojës.
Kur treten, ato prodhojnë gazra dhe aroma që avullojnë nëpërmjet poreve të lëkurës dhe shkaktojnë erën e keqe.
Dhimbje Muskulare
Dhimbjet e pajustifikuara muskulare i atribuohen toksinave.
Këto dhimbje janë tregues të drejtpërdrejtë të një inflamacioni në organizëm./Shqip.com