Kryesia e “Legjendave” japin dorëheqje
Publikuar:
(07.04.2022 18:55:53)

Prishtina sot zhvilloi ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës kundër Llapit.
Ndeshja përfundoi me rezultat 2:1 për vendasit, teksa tifozët llapjan ishin prezent.
Pikërisht disa orë pas përfundimit të ndeshjes, kryesia e këtij tifogrupi, së bashku me kryetarit e saj kanë dhënë dorëheqje.
“Legjendat” e kanë bërë të ditur lajmin përmes një postimi në faqen e tyre në Facebook.
Dorëheqja vie për shkaqe personale, pa të keqen e askujt dhe pa arsye të veçantë, siç thonë ata.
Përndryshe, Llapi pret në shtëpi Prishtinën më 13 prill, në ndeshjen e dytë në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. /Shqip.com