Korsi e veçantë për transportuesit e “Ballkanit të Hapur” në kufirin Serbi- Maqedoni e Veriut

Në hyrje të pikës kufitare Preshevë-Tabanovse që lidhë Serbinë me Maqedoninë e Veriut është vendosur tabela “Ballkan i hapur”.
Kjo korsi do të jetë e veçantë për transportuesit nga shtetet që janë pjesë e inciatives së “Ballkanit të Hapur” .
Kështu ka bërë të ditur përmes një njoftimi Ministria e Financave të Serbisë në faqen zyrtare të saj.
Lidhur me këtë Ministri i Financave në Qeverinë e Republikës së Serbisë, Siniša Mali, deklaroi se qëllimi i iniciativës Open Balkans është të përshpejtojë ndjeshëm qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve, të krijojë një treg të vetëm të punës dhe kushte më të mira biznesi për kompanitë.

Ministria e Financave në Serbi
“Ne vazhdojmë të zbatojmë nismën e Ballkanit të Hapur për të lehtësuar biznesin e ekonomisë dhe për të përshpejtuar qarkullimin e mallrave. Kamionët nuk kanë nevojë të presin me orë të tëra në kufi, por të gjitha procedurat e nevojshme kryhen shpejt dhe me efikasitet. Në këtë mënyrë ne dëgjojmë zërin e ekonomisë dhe ndikojmë në përmirësimin e mëtejshëm të mjedisit ekonomik në vendin tonë”, tha ministri Mali.
Po ashtu, ai është shprehur se “Ballkani i Hapur” është i një rëndësie të madhe për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe forcimin e ekonomive midis shteteve anëtare.
Siniša Mali kujtoi gjithashtu se është nënshkruar një marrëveshje e cila do të mundësojë vendosjen e një leje të vetme pune ndërmjet Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, e cila do të na bëjë edhe më tërheqës për investitorët, të cilët do të kenë mundësi të marrin punëtorë nga të tre vendet.
Pjesë e “Ballkani i Hapur” janë Shqipëria, Serbia, dhe Maqedonia e Veriut ndërsa Kosova dhe Mali i Zi kanë refuzuar që të bëhen pjesë e kësaj iniciative.
Kosova e ka kundërshtuar shumë herë “Ballaknin e Hapur” dhe ka refuzuar të marrë pjesë në takimet midis liderëve të Ballkanit, deri në njohjen reciproke nga Serbia./Shqip.com