Lajme

Shqipëria drejt legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka parlajmëruar legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore.

Kështu ka thënë Rama në prezantimin e rezultateve të Këshillimit Kombëtar.

“Do legalizojmë kanabisin për përdorim mjekësor do hapim fronte të reja pune në funksion të rritjes ekonomike. Çfarë qytetaret kane thënë do të bëhet” u shpreh Rama.

Kanabis mjekësor

Nisur nga rezultatet nga Këshilli Kombëtar, 60% e shqiptarëve kanë votuar pro legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore.

Ndërsa, 29% e tyre janë shprehur kundër, në pyetësorin që sipas kreut të qeverisë kanë marrë pjesë rreth gjysmë milion shqiptarë./Shqip.com