Limaj: Kurti, sipas ligjit për veteranë nuk është veteran

“Kurti, sipas ligjit për veteranë nuk është veteran’’, kështu ka thënë Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate.
Sipas Limajt, kryeministri Kurti është “veteran i rrejshëm” pasi që nuk i plotëson kriteret ligjore për të qenë veteran i UÇK-së dhe se pastrimi i listave duhet filluar nga vet ai.
“Kurti ia ka borxh Kosovës, qytetarëve me dalë në parlament jo me thënë pyeti tjerët a kam qenë apo jo veteran, por duhet ta thotë vet. A i plotëson Kurti kushtet ligjore të ligjeve për veteranë për të qenë veteran i UÇK-së? Ai duhet të japë përgjigjen qytetarëve të Kosovës si kryeministër dhe të fillohet spastrimi i listave nga emri i tij. Kurti sipas ligjit për veteranë nuk është veteran, asnjë kusht nuk e plotëson, të ligjit jo të dëshirave jo disponimeve momentale të asaj që një mik ose dashamirë mirë ka qenë me qenë”, tha ai për Tëvë1.
Derisa shtoi se sikur “Kurti janë qindra mijëra njerëz të Kosovës që në kriteret do ta fitonin statusin me këtë logjikë’’.
Duke folur për të kaluarën e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Limaj tha se Kurti ka “qenë një përkthyes në zyrën e ish-legjendës sonë Adem Demaçit sikur Azem Vllasi edhe ai ka qenë në zyrën e Demaçit, me këto kritere i bie që çdokush ose më mirë me thënë UÇK ka mbështetje masive te qytetarët e Kosovëës dhe ndihmesa masive”, theksoi Limaj.
Kryeministri Kurti, në një intervistë për televizionin publik kishte thënë se duhet të bëhet pastrami I listave të veteranëve. Sipas tij, në Kosovë nuk mund të jenë më shumë se 20 mijë veteran./Shqip.com