Lajme

Pentagoni: E pamundur të dihet se sa do të vazhdojë lufta, por Ukraina mund të fitojë

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes thotë se është e pamundur të dihet se sa do të vazhdojë lufta në Ukrainë nëse nuk përfundon përmes diplomacisë, por se Ukraina sigurisht mund ta fitojë luftën.

Megjithatë sekretari i shtypit i Pentagonit, John Kirby, tha se duke parë qëllimet e Vladimir Putinit lufta mund të zgjas, shkruan CNN.

“Fakti që [presidenti rus Vladimir Putin] do të përqendrohet në një zonë më të vogël gjeografike sigurisht që paraqet mundësinë që dhuna të vazhdojë”, tha sekretari Madje mund të intensifikohet në atë pjesë të Ukrainës.

Kirby përsëriti se Ukraina mund ta fitojë “absolutisht” luftën, siç tregohet nga paaftësia e Putinit për të arritur objektivat e tij strategjikë.

“Mariupol ende nuk është marrë. Ai ka zhvendosur forcat e tij nga Kievi. Ai ka lëvizur forcat e tij nga Chernihiv. Ata nuk e kanë marrë Kharkivin. Ata nuk e kanë marrë Mykolaiv në jug”, tha Kirby. “Kështu që unë mendoj se prova është fjalë për fjalë në rezultatet që po shihni çdo ditë.

Të mërkurën po zhvillohet dita e 42-të e luftimeve ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë./Shqip.com