Fanella e “Dorës së Zotit” në shitje për katër milionë

Fanella e futbollistit legjendar, Diego Armando Maradona, të cilën e mbante veshur kur shënoi golin me “Dorën e Zotit”, pritet të shitet.
Fanella e Argjentinës që Maradona e veshi kur shënoi golin e diskutueshëm kundër Anglisë në Kupën e Botës 1986 është në shitje në një ankand.
Bluza që ikona e Argjentinës kishte veshur në atë përplasje tani do të dalë në ankand më vonë këtë muaj.
Sotheby’s do të mbajë ankandin për fanellën e Maradonës dhe do të shkojë për një çmim të madh, i cili pritet të jetë së paku 4 milion £ dhe ndoshta deri në 6 milion £.
Mesfushori i Anglisë, Steve Hodge, është njeriu që dërgon fanellën në ankand.
Pasi, ai i kishte ndërruar fanellat me sulmuesin pas ndeshjes.
Ankandi do të fillojë nga 20 prilli dhe do të mbyllet më 4 maj./Shqip.com