Lajme

Arrestohet pasi braktisi fëmijët

Ilustrim

Në komunën e Lipjanit është arrestuar një prind pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të keqtrajtimit apo braktisjes së fëmijëve.  

Policia e Kosovës ishte njoftuar se dy të mitur ishin hasur duke vjedhur në një market. 

Të miturit ishin intervistuar në prezencën e punëtorit social.

Kurse babai i tyre është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Shqip.com