Kulturë

Kushtrim Sheremeti përzgjedhet drejtor i Teatrit Kombëtar

Kushtrim Sheremeti

Është përzgjedhur drejtori i Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Kushtrim Sheremeti për katër vjet është zgjedhur Drejtor i Teatrit Kombëtar

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar vetë Sheremeti.

“Po, sot e kam nënshkruar zyrtarisht kontratën për Drejtor të Teatrit Kombëtar”, tha ai.

Teatri Kombëtar i Kosovës

Në garë për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të TKK-së ishin edhe Avni Dalipi, Xhemail Agaj e Blerim Krasniqi.

Aktori Kushtrim Sheremeti ka përfunduar Fakultetin e Arteve në Prishtinë, ndërsa ka luajtur një sërë rolesh në shfaqje teatrale.

Sheremet, gjithashtu ka qenë edhe këshilltar i ish-ministrit të Diasporës, Valon Murati./Shqip.com