Lajme

Osmani: Muaji i Ramazanit mundësi e mirë për të menduar për të gjithë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, ka thënë se ky  muaj është mundësi e mirë për të menduar për të gjithë.

Osmani gjithashtu ka thënë se në këtë muajt ne mund të ndajmë diçka nga vetja për të tjerët dhe për ta shpërfaqur shpirtin solidar, siç di dhe e ruan këtë traditë populli ynë ndër shekuj.

“Ne kemi nevojë për shpresë, kurajo dhe mbështetje të njëri tjetri, ndaj ky muaj është adekuat për një përpjekje të përbashkët dhe dëshmi se duke bashkëndjerë me nevojtarët e bëjmë shoqërinë më humane e shtetin më të konsoliduar”, ka thënë Osmani.

Ajo ndër të tjera ka deklaruar duke thënë që le të kalojë ky muaj në harmoni, paqe e mirëkuptim! Ju qoftë agjërimi i lehtë në muajin e shenjtë të ramazanit!/Shqip.com