Sport Ndërkombëtar

Kosto “stratosferike” për nënshkrimin e Erling Haaland

Erling Braut Haaland

Erling Haaland është emri më i kërkuar nga gjigantët europian.

Norvegjezi thuhej të ketë pasur klauzolë lirimi prej 75 milion eurosh në kontratën me Borussia Dortmund.

Por, raportohet se është thjesht një “marrëveshje zotërinjsh” mes Dortmundit dhe këshilltarëve të Haaland, me më shumë detaje rreth strukturës së çdo transferimi dhe kërkese të lojtarit për paga, bën të ditur “Goal“.

CEO i Dortmund Hans-Joachim Watzke dhe Erling Haaland

Dortmund pritet se do ta respektojë marrëveshjen në momentin që oferta e duhur vie në tavolinë, me Manchestar Cityn dhe Real Madridin që po kryesojnë garën.

Megjithatë, si kompani e listuar në bursë, klubi ka detyrim edhe ndaj aksionerëve të tij.

Erling do të ketë ‘fjalën e fundit’ se ku do të shkojë, por edhe se ai duhet ta sigurojë klubin që nuk do të preken interesat e investitorëve.

Gjithashtu, klubi gjarman mund të jenë të hapur edhe për pagesa me këste, vetëm në qoftë se marrëveshja përfshin një përqindje të nga shitjet e ardhshme.

Haaland gjatë nxehjeve para ndeshjes

Një fakt tjetër është edhe kërkesa e tarifës së agjentit të tij, Mino Raiola, që nuk do të kap shifrën e 100 milion eurove siç është raportuar më herërt.

Raportohet se një klub anglez ishte interesuar për pagat e lojtarit dhe ishte tërhequr pasi që shuma ishte 35 milion euro neto.

Më pas, kjo kërkesë ishte ulur në 25 milionë pa taksa, duke lënë vlerën bruto në plot 50 milionë euro.

Pra, në një rast ku 21 vjeçari do të nënshkruante kontratë pesë vjeçare, 250 milionë euro do të ishte ‘barra’ financiare e çdo klubi që do të donte shërbimet e tij.

Përndryshe, bomberi ka 16 gola dhe pesë asiste në 17 ndeshje të Bundesligës këtë sezonë, pavarësisht problemeve me lëndime. /Shqip.com