Kryetari i Malishevës i ngushëllon familjet e personave që humbën jetën në aksident

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, u ka shprehur ngushëllime familjareve të të vdekurve në aksidentin e trafikut, që ka ndodhur gjatë ditës së sotme, afër fshatit Drenoc.
Në këtë aksident anë humbur jetën dy persona.
“Në emër të Komunës së Malishevës dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllime për familjarët e juaj, që sot tragjikisht, në një aksident trafiku, kanë humbur jetën”, shkruan Kastrati në “Facebook”.

“Kjo është humbje për të gjithë ne, andaj ju familjarë bëhuni të fortë dhe kalojeni sa më lehtë këtë dhimbje”, thuhet mes tjerash në ngushëllimin e kryetarit Kastrati, drejtuar familjarëve”, ka shkruar Kastrati.
Komandanti i policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graisha, ka thënë se të dy viktimat kanë qenë vozitës të dy veturave të përfshira në aksident.
Sipas informatave të PK-së, nuk ka pasur persona tjerë të përfshirë në aksident./Shqip.com