Lajme

Dy të vdekur nga aksidenti në Malishevë

Dy persona kanë mbetur të vdekur në një aksident komunikacioni në Drenoc të Malishevës. Dy veturat janë përplasur në mes veti.  Drejtori i Policisë për rajonin e Gjakovës ka konfirmuar rastin.

“Kanë vdekur dy persona pas aksidentit që ka ndodhur në mes dy veturave.  Shoferët e dyja veturave kanë ndërruar jetë”, tha Graishta.

Ende nuk dihet shkaqet e aksidentit kurse njësitet policore janë në vendin e ngjarjes. /Shqip.com