Dy të vdekur nga aksidenti në Malishevë
Publikuar:
(31.03.2022 13:12:38)

Dy persona kanë mbetur të vdekur në një aksident komunikacioni në Drenoc të Malishevës. Dy veturat janë përplasur në mes veti. Drejtori i Policisë për rajonin e Gjakovës ka konfirmuar rastin.
“Kanë vdekur dy persona pas aksidentit që ka ndodhur në mes dy veturave. Shoferët e dyja veturave kanë ndërruar jetë”, tha Graishta.
Ende nuk dihet shkaqet e aksidentit kurse njësitet policore janë në vendin e ngjarjes. /Shqip.com