Vuçiq: Serbia është në gjendje të mbroj lirinë dhe popullin e saj në Kosovë e Metohi

President i Serbisë, Aleksandër Vuçiq në fushatën elektorale ka deklaruar se shteti i tij nuk e ka vendin në aleancën ushtarake të NATO-së.
Vuçiq u ka rikujtuar votuesve që shteti i tyre ishte bombarduar pikërisht nga kjo aleancë ushtarake.
Ka thënë se do të vazhdojnë të mbrojnë popullin serb në Kosovë.
Sipas tij është koha që populli të vendos për këto çështje duke votuar me 3 prill.
“Dëshirojmë ta ruajmë popullin tonë në Kosovë dhe Metohi. Ta ruajmë Serbinë. Duhet të mendojmë se si të përparojmë. Ky është thelbi. Pa paqe nuk ka asgjë. Serbia duhet të mendojë për moralin e saj sepse ishte subjekt i agresionit. Kjo është arsyeja që Serbia nuk ka nevojë për NATO-në. Serbia mund të ruajë qiellin dhe lirinë e saj. Me 3 prill të shkojmë në zgjedhje dhe t’i tregojmë botës se çfarë dëshiron Serbia”, është shprehur ai.
Ka thënë se kriza ekonomike në Evropë ka goditur edhe Serbinë duke kërkuar nga populli që të bëhen bashkë në tejkalimin e kësaj krize.
“Në mëngjes zgjohesh me lajmet se po rritet nafta, gazi, qymyri të gjitha lëndët e para që po e shkatërrojnë ekonominë. 1 milionë probleme. Në kushte të tilla mund të përballojmë krizën vetëm nëse qëndrojmë së bashku”, ka thënë Vuçiq. /Shqip.com