Vuçiq: Është e rëndësishme që të arrijmë një marrëveshje me Gazprom

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se nuk ka gaz të mjaftueshëm dhe ka theksuar se është e rëndësishme që sa më shpejt të arrijmë marrëveshje me Gazpromin.
Ai ka deklaruar se nuk ka gaz të mjaftueshëm.
“Nuk ka gaz të mjaftueshëm dhe sigurisht duhet të flasim me rusët dhe të gjithë të tjerët. Është e qartë se Evropa do të shkojë drejt zvogëlimit të varësisë së saj nga gazi rus, por nëse do të jetë në gjendje ta bëjë këtë në vitet në vijim do të jetë shumë e vështirë”, tha Vuçiq i ftuar në emisionin “Prezantimi i kandidatëve për president” në RTS 2.
Duke folur për situatën në Kosovë, presidenti i Serbisë tha se për vendet e BE-së Kosova është fëmija i tyre i krijuar duke shkatërruar Serbinë dhe se disa në rajon po përpiqen të abuzojnë me pozitën ndërkombëtare të Serbisë dhe të përdorin aleatët e fuqishëm perëndimorë për ta luftuar atë./Shqip.com