Rozë

Gold AG uron bashkëshorten për ditëlindje

Gold Ag me familje

Ermira Shkodra bashkëshortja e Gold Ag sot feston ditëlindjen.

Në këtë datë shumë të rëndësishme për të nuk kanë munguar as urimet nga reperi.

Gold Ag ka postuar një imazh të përbashkët të tyre në Instagram dhe ka zgjedhur fjalët më të bukura për bashkëshorten.

“Të mirat që i ka bota, veç me ty bëhen të plota. Urime ditëlindjen dashuri”, ka shkruar ai.

Të shumta kanë qenë urimet që ka marrë edhe nga ndjekësit e miqtë e 35-vjeçarit.

Gold AG dhe Ermira kujtojmë se kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në vitin 2020.

Ata tani janë prindër të një djali të quajtur, Gueril. 

Ndryshe, Goldi është duke vazhduar edhe me angazhime me koncerte dhe mbrëmë muzikore.

Në anën tjetër, ai nuk i ka lënë anash as prurjet në muzikë që janë të shumta./SHQIP.com