Në Gjakovë arrestohen 7 persona për falsifikimin e parasë

Policia e Kosovës konstaton se rastet e falsifikimit të parasë janë shpeshtuar. Për të parandaluar këtë dukuri ata kanë ndërmarrë një aksion pasi kanë siguruar informata për disa të dyshuar dhe në rrugën “Ferid Domi” në Gjakovë është ndaluar vozitësi i një automjeti.
Gjatë kontrollit në portofolin e njërit nga të dyshuarit është gjetur një kartëmonedhë në appen prej 100 euro që dyshohet si e falsifikuar.
Zyrtarët policor në vazhdën e punës së tyre operative kanë identifikuar edhe një grup të dyshuarve ku është lokalizuar vendndodhja e tyre dhe 5 persona janë shoqëruar në Stacionin Policor.
“Gjate kontrollit tek një i dyshuari janë gjete edhe gjashtë (6) bankënotë në apoen nga 100 euro te cilat dyshohet se janë te falsifikuara. Paratë e gjetura dhe të dyshuara për falsifikim janë konfiskuar. Me konsultim me prokurorin kujdestar pas intervistimit katër të dyshuarve të mitur i është caktuar masa e ndalimit prej 23 orëve. Kurse tre personave tjerë u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve”. thuhet në njoftimin e PK-së. /shqip.com