Lajme

Aksioni antidrogë “MARSI”, policia arreston pesë persona

Aksioni antidroge "MARSI"

Policia e Kosovës, ka arrestuar pesë persona në Prishtinë gjatë aksionit antidrogë të koduar “MARSI”.

Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarit ishin kapur duke shkëmbyer substancën narkotike të dyshuar e llojit marihuanë.

Substanca është gjetur tek i dyshuari me iniciale A.H. ndërsa tre personat tjerë dyshohet se kishin qëllim blerjen e substancës.

“Gjithashtu është kryer kontrollimi i banesës së të dyshuarit dhe gjatë kontrollimit janë gjetur dhe konfiskuar 2 kg 158 gr. substancë e dyshuar narkotike të llojit Marihuanë dhe 1 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, me urdhër të Gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë kontrollimi i banesës se dytë ku është gjetur dhe konfiskuar 240 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë.

“Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar-sekuestruar: substancë e dyshuar narkotike të llojit Marihuanë gjithsejtë: 2 kg 512 gr, substancë e dyshuar narkotike të llojit Kokainë 1 gr, dy peshore digjitale, katër (4) telefona celular dhe 670 euro”, thuhet më tej në komunikatë.

Aksioni antidrogë “MARSI”

Gjithashtu, është bastisur edhe një shtëpi në Gjilan, por që nuk kanë gjetur asgjë.

Ndërsa, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, dhe rasti vazhdon të hetohet nga sektori qendror i antidrogës së Policisë së Kosovës.

Në po të njëjtën ditë, hetuesit e antidrogës në një rast tjetër po ashtu në Prishtinë kanë arrestuar të dyshuarin K.A.

Ai dyshohet për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”./Shqip.com