Të paktën një i vrarë pas sulmit me raketa në stacionin e trenit në Ukrainë
Publikuar:
(22.03.2022 20:26:02)

Një raketë ruse goditi dhe shkatërroi stacionin e trenit Pavlohrad-2 në Pavlohrad, Dnipropetrovsk.
Sipas, Shefit Rajonal i Luftës dhe Administratës Civile, Valentin Reznichenko, të paktën një person është vrarë në këtë sulm.
“Sulmi vrau një person, nxori nga shinat 15 vagonë mallrash dhe shkatërroi një pjesë të rrugës”, tha Reznichenko.
Ai po ashtu shtoi se operacionet e stacionit janë pezulluar për një kohë të pacaktuar.
Pavlohrad është një udhëkryq i rëndësishëm për sistemin hekurudhor të Ukrainës.
Është një qendër mallrash hekurudhore dhe lidhje transporti me disa rajone lindore, të cilat janë vija e frontit aktiv në luftën e Rusisë me Ukrainën./Shqip.com