Aksidenti në Grabanicë të Klinës: Tre të lënduar dërgohen në QKUK

Tre persona janë dërguar për në Qendrën klinike Universitare të Kosovës pas aksidentit që ka ndodhur në fshatin Grabanicë të Klinës.
“Deri më tani 3 pacientë janë dërguar në QKUK, 5 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm ndërsa pacientët e tjerë pas trajtimit janë liruar për shërim në shtëpi”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm të Pejës.
Sipas njoftimit, janë pranuar 18 të lënduar “në mesin e tyre edhe gra shtatzëna dhe fëmijë”.

“Ndonëse është herët për konstatime gjendja e të lënduarëve aktualisht është stabile dhe besojmë jashtë rrezikut për jetë”, thuhet më tej në komunikatë.
Një aksident trafiku mes katër veturave ka ndodhur në orët e mbrëmjes të 20 marsit.
Rastin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova./Shqip.com