Lajme

Lëndohen 18 persona në një aksident trafiku afër Klinës, flasin nga policia

Ilustrim.

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Grabanicë ku për pasojë janë lënduar 18 persona.

Rasin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 19:05 në fshatin Grabanicë të Klinës, ka ndodhur një aksident trafiku në mes katër veturave ku si pasojë 18 persona kanë marrë lëndime trupore”, tha Rugova për Shqip.com.

Ilustrim

Ndërsa, shton që disa prej të lënduarve janë dërguar për në Spitalin Rajonal të Pejës.

“Të lënduarit janë dërguar me autoambulanca e disa të tjerë edhe me vetura private për në spitalin rajonal të Pejës”./Shqip.com