Edhe një sukses i Driton Kukës
Publikuar:
(20.03.2022 18:43:25)

Një tjetër sukses – po vie në adresë të xhudos.
Driton Kuka është nominuar për “Best European Womens Coach 2021”.
Ceremonia e ndarjes së këtij çmimi do të mbahet në – fund të muajit prill – në Bullgari.
Këtë lajm – e ka bërë të ditur vetë Kuka – përmes një postimi në Facebook.
Nëse – e “rrëmben” këtë çmim do ishte edhe një tjetër sukses i madh që do e pasuronte CV-në e selektorit të Përfaqësueses së Kosovës.
Kuka – ishte zgjedhur trajneri më i mirë në botë në xhudo – për sukseset e mëdha që arriti me xhudistët nga Kosova.
Distria Krasnqi dhe Nora Gjakova rrëmbyen medalje të arta në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Teksa – Akil Gjakova ishte shpallur – kampion i Evropës, në kampionatin e mbajtur në Portugali. /Shqip.com