Sport Ndërkombëtar

Vikendi i derbi-ve

E diela e kësaj jave është e ditë që nuk zhgënjen adhuruesit e sportit më të popullarizuar në botë – futbollit.

Për ta nisur këtë fundjavë, në oën 13:00 zhvillohet sfida mes Monaco-s dhe PSG-së.

“The Monégasques” presin në shtëpi klubin parisien, në kuadër të xhiros së 29-të, e vlefshme në kampionatin “Ligue 1”.

Monaco vs PSG

Yjet argjentinas si Messi dhe Di Maria nuk do të jenë mungessat kryesore për mysafirët, kurse as spanjolli Fabregas nuk do të paraqitet për Principatën franceze.

Në Angli luhet një tjetër derbi i londrës me fillim nga ora 17:30.

Tottenham – West Ham zhvillohet në stadiumin modern “Tottenham Hotspur Stadium”.

Tottenham Vs West Ham

Spurs nuk kanë mungesa nga formacioni startues, ndërsa ” The Hammers” me gjasë do të ndjejnë mungesën e këmbëshpejtit Jarrod Bowen, dhe qendërmbrojtësit italian Angelo Ogobona.

E në pikërisht në Itali gjysmë ore më vonë, saktësisht në 18:00, Roma luan Lazion.

“Derby della Capitale” luhet në terrenin e përbashkët të dyja skuadrave – “Stadio Olimpico”.

AS Roma kërkon t’i zë vendin e pestë Lazios që ka një pikë më shumë, që të i afrohen pozitës që çon direkt në Evropa Ligë.

AS Roma Vs S.S. Lazio

Tammy Abraham i vendasve ka 21 gola në të gjitha garat, përfshirë nëntë raste ku ka hapur llogarinë e golave.

Nga ana tjetër Ciro Immobile i Lazios, prin listën e top golashënuesve në elitën e futbollit italian me 21 gola.

Në pesë përballjet e fundit, Roma ka vetëm një fitore kurse rivali Lazio dy fitore dhe dy ndeshje të tjera kanë përfunduar me rezultat 1:1.

Në mbrëmje, ora 21:00, nis sfida që ndan globin në dy tabore.

Real Madrid dhe Barcelona përballen në kryeqytetin spanjoll para publikut të ‘Los Blancos’.

Ndonëse kjo ndeshje nuk do të jetë dhe aq decisive për trofeun e LaLigës, siç jemi mësuar ta shohim, kjo nuk i zbeh emocionet që përcon kjo sfidë.

Real Madrid Vs Barcelona

Djemtë e Ancelotti-t janë në rrugë të sigurtë drejt titullit të kampionit për të 35-tën herë në histori.

Blaugrana me në krye Xavin, synon të ngris moralin tek lojtarët dhe tivozët me një fitore eventuale, pasiqë loja e bukur që po aplikon spanjolli që nga ardhja e tij, nuk do të mjaftojë.

Këtë, ai mund ta arrij në mungesën e Karim Benzema-s, që është arma kryesore e sulmit madrilen. /Shqip.com