Sebastian Vettel-jashtë Grand Prix në Bahrein

Katër herë kampioni i Botës në Formula 1, Sebastian Vettel ka rezultuar pozitiv me Covid-19, dhe nuk do të marrë pjesë në hapjen sezonale të Bahrain Grand Prix.
Ngasësi i Aston Martin do të zëvendësohet nga bashkëkombasi i tij, Nico Hulkenberg.
34 vjeçari, nuk ka qenë standard si shofer në F1 që nga 2019 dhe ka shërbyer vetëm si zëvendësues i të tjerëve.

Sergio Perez dhe Lance Stroll janë dy garues që kanë munguar në gara më 2020, duke u plotësuar nga gjermani.
Nga ana tjetër – Daniel Ricciardo i McLaren mungoi në testin final në Bahrein javën e kaluar, si pasojë e koronavirusit.

Megjithatë, australiani është i gatshëm për garën në fundjavë dhe do të vazhdojë me prova qysh të premten.
Gara e dytë e sezonit mbahet në Arabinë Saudite, më 27 mars, dhe nëse Vettel teston negativ deri atëherë, mund të marrë pjesë. /Shqip.com