Lajme

9 mijë litra vaj janë sekuestruar të premten në Kosovë, inspektorati tregon se ku do të përfundojnë

Vaji

Inspektorati i Tregut në Ministrinë e Tregtisë ka sekuestruar afër nëntë mijë litra vaj vetëm gjatë ditës së premte në Kosovë.

Zv.kryeinspektorja e Inspektoratit të Tregut, Lebibe Haliti, ka treguar për Shqip.com, se malli i sekuestruar mund të përfundoi në asgjësim, dhurim dhe ankand sipas rregullave administrative.

“Produktet sekuestrohen apo largohen në rastet kur produkti nuk prezanton dokumentacion brenda afatit ligjor, vendosen në depo të inspektoratit të tregut dhe trajtohen sipas procedurave ligjore ”, ka thënë Haliti.

Zv.kryeinspektorja e Inspektoratit të Tregut, Lebibe Haliti

Përmes prezantim të dokumentacionit në rastin e inspektimit, atëherë vijojnë gjobat deri në një mijë euro.

Ndërsa Haliti ka bërë të ditur se janë shqiptuar 20 gjoba në tërë Kosovën, që nga fillimi i sekuestrimit të vajit.

“Gjobat nuk janë shqiptuar çdo herë vetëm për mos dokumentacion, ka edhe për mospërputhje të çmimit nga raftet në arka”, ka thënë ajo.

Haliti ka folur edhe për pjesën e sekuestrimit të malli, që sipas saj i bije marrje e përkohshme e produkteve, pasi që inspektori e ka me ligj me ia dhënë dhe një mundësi për të i prezantuar dokumentet apo dëshmitë që në rast se aj nuk i prezanton në fillim.

“Në rast se pronari i mallit nuk paraqet dokumentacion për kohën e caktuar nga inspektorati, atëherë malli konsiderohen të konfiskuara dhe jo më të sekuestruara dhe pastaj vendosen në depon e inspektoratit dhe pastaj iniciohet procedurë e kundërvajtjes në Gjykatë”, ka vazhduar ajo për Shqip.com.

Vaji

Çdo secili pronar i atij malli ka të drejt të iniciojë procedurë e kundërvajtjes në Gjykatë.

“Ne presim mos po bëjnë padi dhe Gjykata thotë se ky i ka pas dokumentet atëherë ne duhet me prit, e nëse nuk ka dëshmi në Gjykatë atëherë malli është pronë e shtetit dhe duhet me trajtu qysh thonë rregullat administrative”, ka thënë Haliti./Shqip.com

Në muajin shkurt, prodhimet ushqimore bazë kanë shënuar rritje edhe në krahasim me muajin janar, me 1.1 për qind.

Rritje, sërish është reflektuar tek produktet si: mishi, qumështi, djathi, vezët e vajrat.

Qytetarët janë duke u përballur me ndryshime të çmimeve brenda ditës, ku si fillim çmimi i vajit ishte 1.89, më pas u shtrenjtu në 2.29 dhe së fundmi në 3.49 euro.

Si rrjedhoj e kësaj, ditën e enjte Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka marrë aksion në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës, kanë mbyllur përkohësisht dy depo të operatorëve ekonomikë (në Fushë Kosovë dhe Graçanicë).

Lexo edhe:
Mashtrimi me çmime, Inspektorati i Tregut dhe Policia e Kosovës mbyllin dy depo