Sport Ndërkombëtar

Klopp nuk i kursen lavdatat për Diaz

Klopp dhe Diaz

Luis Diaz e gjeti golin e parë me Liverpoolin – në Premierligë, të shtunën – ndaj Norwich Cityt.

Për sulmuesin kolumbian – lëvdatat nuk i ka kursyer tajneri, Jurgen Klopp.

Klopp – u shpreh se është tejet i lumtur me performancëat e Diaz – teksa e quajti talent të jashtëzakonshëm.

“Ne pamë tani dy ndeshje kur Luis luajti dhe ai ishte absolutisht i jashtëzakonshëm. Sot ishte punë e vështirë edhe për të, ishte një takim i ndërlikuar.

Aiështë thjesht një talent i jashtëzakonshëm, një lojtar me të vërtetë shumë i mirë. Mendoj se është shumë i lumtur sonte. Ai duhet të jetë”, tha gjermani pas takimit ndaj skuadrës – kua luan Milot Rashica.

Jurgen Klopp hails Liverpool's 'brilliant' recruitment as Luis Diaz becomes  latest star to make instant impact
Klopp dhe Diaz

Zbarkimi i Diaz në “Anfield” e ka shtuar edhe më shumë konkurencën në repatin e sulmit.

25 vjeçari – njihet për nuhatjen e mirë të golit dhe aftësive dribluese.

Paraprakisht, ai ishte pjesë e Portos, teksa Liverpooli pagoi për shërbimet e tij – afër 50 milionë euro.

Tashmë – “The Reds” janë edhe më të kompletuar në “luftën” për titull në Premierligë.

Kjo skuadër ka grumbulluar 57 pikë, pra vetëm gjashtë më pak se Manchester City që është në vendin e parë.

Por, Liverpooli ka gjithashtu një ndeshje më pak të zhvilluara dhe me një fitore eventuale e shkrinë epërsinë e pikëvë ne tri. /Shqip.com