Lajme

82 pacientë po trajtohen me COVID-19 në spitalet e vendit

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se 82 pacientë po trajtohen me COVID-19 në spitalet e vendit.

Po ashtu është bërë e ditur, Klinikën e Pediatrisë janë të shtrirë 10 pacientë, ndërsa në Klinikën e Gjinekologjisë janë të shtrirë pesë pacientë.

Ndërsa në spitalet rajonale nëpër komunat e Kosovës janë të shtrirë gjithsej 43 pacientë të prekur nga COVID-19.

“Spitali i Gjakovës, 16 pacientë, Spitali i Pejës, 13 pacientë, Spitali i Gjilanit, 8 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 1 pacient, Spitali i Prizrenit, 5 pacientë”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

Gjithashtu është bërë e ditur se në Klinikën Infektive, janë shtrirë 21 pacientë dhe 2 pacientë janë të shtrirë në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi./Shqip.com