Lajme

8 raste të reja me COVID-19

COVID-19
COVID-19

Është bërë publik raporti i Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me rastet e reja me COVID-19 për 24 orët e fundit.

Sipas raportit gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 8 raste të reja me COVID-19.

Po ashtu është bërë e ditur se nuk ka pasur asnjë rast të vdekjes.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.850 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.417 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë ndërsa  janë dhënë 102.974 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Raporti i MSH-së

Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.249.

Në total numri i rasteve aktive është 50./Shqip.com