8 persona vdesin në koncertin e reperit Travis Scott në Teksas

Së paku tetë persona kanë humbur jetën si pasojë e një rritje të madhe të turmës në natën e hapjes së një festivali muzikor në Hjuston, Teksas.
Paniku shpërthej kur turma filloi të shtyhej drejt pjesës së përparme ku reperi i njohur amerikan Travis Scott po performonte, shkruan BBC.
Njëmbëdhjetë persona u dërguan në spital në arrest kardiak dhe dhjetëra të tjerë u lënduan.
Në mesin e viktimave kishte fëmijë të moshës 10 vjeç.

Rreth 50.000 persona ishin pjesëmarrës në koncertin e organizuar në natyrë, I cili u anulua më pas.
Lina Hidalgo, gjykatësja e qarkut të Harris County, e përshkroi atë që kishte ndodhur si një “natë jashtëzakonisht tragjike”.
“Zemrat tona janë thyer,” tha ajo. “Njerëzit shkojnë në këto ngjarje duke kërkuar një kohë të mirë, një shans për t’u çlodhur, për të krijuar kujtime – nuk është lloji i ngjarjes ku shkoni ku prisni të mësoni për fatalitetet.”
Travis Scott, organizatori i këtij koncerti, gjatë përformances së tij 75-minutëshe ndaloi disa herë pasi pa njerëzit duke u lënduar.

Reperi kërkoi disa herë nga sigurimi që t’u dalin në ndihmë atyre.
Astroworld është një ngjarje vjetore e mbajtur në NRG Park që nga viti 2018, megjithëse u vendos në pauzë vitin e kaluar për shkak të pandemisë Covid-19./SHQIP.com