Rozë

8 mijë ndjekës më shumë vetëm për pak ditë, ja banorët e BB VIP më të spikatur këtë javë

Çdo ditë të premte gjithmonë ka një rubrikë në emisionin “Live From Tirana”, e cila quhet “Social Top 5”. Një rubrikë që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj.

Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram.

Por cilët janë personazhet që kanë spikatur në Instagram apo në media këtë javë? Me disa ndryshime të vogla nga java e kaluar, këta janë të famshmit e huaj dhe ata shqiptarë që kanë fituar më shumë ndjekës gjatë kësaj jave, shkruan panorama.

10. Një nga banorët më të rinj të shtëpisë së “BBV” është Qetsor Ferrunaj, një ish-fitues i Big Brother, i cili pak më parë bëri një deklaratë të fortë duke u shprehur se është futur sërish për të fituar.

9. Një nga protagonistet kryesore të këtij spektakli është padyshim Olta Gixhari, e cila ka fituar 1 mijë ndjekës në Instagram.

8. Javët e fundit është vënë re krijimi i një marrëdhënie të re midis Krist Dragoti dhe këngëtares Keisi Medini, kjo e fundit ka arritur të fitojë gjithashtu 1 mijë ndjekës.

7. Armaldo Kllogjeri, një nga protagonistët e BBV, duket se ende nuk është pozicionuar në një nga dy grupet dhe strategjia që është duke përdorur e ka trembur edhe vetë atë. Maestro ka arritur të fitojë 1500 ndjekës.

6. Krist Dragoti ka arritur të grumbullojë 1800 ndjekës në llogarinë e tij personale në Instagram.

5. Padyshim që një nga hyrjet më të komentuara ka qenë Sabiani, i cili sipas Luizit duket se e ka ndryshuar opinionin e tij për Kristin.

4. Një banor tjetër që iu është bashkuar shtëpisë është edhe aktori i mirë njohur shqiptar Elvis Pupa, i cili nga 125 mijë ndjekës ka shkuar në 128 ndjekës.

3. Banorja tjetër, e cila na suprizoi me hyrjen e saj në shtëpinë më të famshme, ishte edhe Antoneta Koçi. Ajo ka fituar 4 mijë ndjekës këtë javë.

2. Kiara Tito pas hapjes së kutinë së Pandorës dhe dasmës së realizuar, ka arritur të marrë shumë pëlqime nga publiku, duke fituar këtë javë 4 mijë ndjekës.

1. Luiz Ejlli këtë javë nga 565 mijë ai ka shkuar 573 mijë, duke fituar plot 8 mijë ndjekës të rinj në Instagram.

/Shqip.com