Ekonomi Biznes

70 për qind e qytetarëve i shohin të mira vendimet e Kurtit për ekonominë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Sipas një hulumtimi të nxjerrë nga kompania “Pyper”, 70 për qind e qytetarëve janë të kënaqur me vendimet që Qeveria e Albin Kurtit i ka marrë rreth ekonomisë.

Shkarkimi i disa bordeve, inicimi i themelimit të Gjykatës Komerciale, prezantimi i Pakos së Ringjalljes Ekonomike – ishin disa nga vendimet që ekzekutivi i mori në 100 ditët e para të punës.

Por, përkundër shkarkimit të bordeve, një pjesë e madhe e qytetarëve mendojnë se kompanitë publike nuk do të shënojnë ndonjë rezultat.

Për sa i përket përmbushjes së premtimeve, 61 për qind e të anketuarave mendojnë se partia në pushtet do t’i realizojë ato. /Shqip.com