Lajme

60 për qind e lëndëve për krim të organizuar kanë mbetur të pazgjidhura

Sipas një hulumtimi të organizatës “Çohu”, mbi 60 për qind e lëndëve për krim të organizuar nga viti 2015-2021 kanë mbetur të pazgjidhura.

Sipas njoftimit, që nga viti 2015 deri në fund të vitit 2021 në gjykatat e Kosovës kanë qenë 84 lëndë në punë për veprën penale “Krim i organizuar”.

Grafika nga OJQ Çohu

Nga këto lëndë vetëm 33 janë zgjidhur, prej tyre 18 janë zgjidhur me dënim./Shqip.com