Art Jetese

6 ushqime që po ju shkaktojnë akne

Ilustrim

10 për qind e popullsisë së botës vuan nga aknet. Prania e tyre mund të shkaktohet nga shumë faktorë si çrregullimet apo problemet hormonale, poret e bllokuara, prodhimi i sebumit, keratinës, etj, por siç mund ta keni dëgjuar, dieta ushqimore është një tjetër faktor i rëndësishëm.

Lidhja mes ushqimeve dhe akneve ka ngjallur gjithmonë debate dhe polemika, por studimet e fundit kanë vërtetuar se produkte të caktuara ushqimore ndikojnë tek zhvillimi i akneve.

Më poshtë do të gjeni listën me 6 prej ushqimeve që shkaktojnë akne dhe çfarë mund të konsumoni në vend të tyre.

1. Ushqimet e pasura në karbohidrate

Buka e tepërt, drithrat, ëmbëlsirat e gatuara me miell të bardhë, orizi dhe ëmbëlsues të ndryshëm. Karbohidratet mund të rrisin nivelet e sheqerit në gjak dhe të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të akneve, shkruan Healthy Life.

Qumësht

2. Nënproduktet e qumështit

Sigurisht që konsumimi i tyre është i rëndësishëm, por duhet bërë kujdes me masën. Sipas një studimi, të rinjtë që konsumonin rregullisht qumësht apo akullore ishin 4 herë më të predispozuar të vuanin nga aknet se të tjerët.

3. Ushqimet e shpejta

Aknet janë të lidhura ngushtë me konsumin e ushqimeve të shpejta, të pasura me kalori dhe pak vlera ushqyese.

4. Ushqimet e pasura me Omega 6

Thueht se dieta e pasur me acide yndyrore omega-6 dhe me pak Omega-3 ndikojnë në përkeqësimin e akneve, por sidoqoftë duhen më shumë hulumtime për ta vërtetuar plotësisht këtë.

Çokolladë e zezë,

5. Çokollatat

S’është hera e parë që dëgjoni se çokollata ndikon në krijimin e akneve. Ngrënia e çokollatave rrit reaktivitetin e sistemit imunitar ndaj baktereve që shkaktojnë puçrra.

6. Ushqime që trupi juaj nuk i toleron

Duhet ta njihni mirë metabolizmin dhe trupin tuaj. Një reaksion i mundshëm mund të rrisë sasinë e inflamacionit në trup, gjë e cila përkeqëson aknet.Çfarë mund të konsumoni?

– Ushqimet e pasura me Omega 3.

-Probiotikë për një sistem tretës të shëndetshëm

-Çaj jeshil që redukton inflamacionin dhe ul nivelet e prodhimit të sebumit.

-Vitamina A, D, E dhe zink

-Mish, fruta, perime dhe arra. 

-Dietën mesdhetare: E pasur në fruta, perime, peshk, vaj ulliri dhe yndyrna të shëndetshme./SHQIP.com