Lajme

6 raste të reja pozitive me COVID-19 në Kosovë

COVID-19

Gjatë 24-të orëve janë shënuar 6 raste të reja me COVID-19.

Po ashtu gjatë këtij intervali kohor nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Statistikat nga Ministria e Shëndetësisë

Momentalisht në Kosovë janë të shëruar 72 qytetarë ndërsa numri i rasteve aktive është 241.

Gjatë 24-të orëve janë kryer 131 testime./Shqip.com