Lajme

536 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

COVID-19, ilustrim

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se aktualisht në Kosovë janë 536 raste aktive me COVID-19.

Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 51 raste të reja me COVID-19.

Ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes dhe janë shëruar 91 persona.

Vaksinimi i qytetarëve është duke vazhduar. në një ditë janë dhënë gjithsej 28 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Megjithatë është duke u jepur edhe doza e katër e vaksinës. Gjithsej janë dhënë 1.739 doza. MSH-ja së bashku me IKSHPK-në kanë rekomanduar vaksinimin e qytetarëve si dhe kanë apeluar që të ju përmbahemi masave preventive për tu mbrojtur kundër COVID-19./Shqip.com