Lajme

509 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ilustrim.

Në Kosovë momentalisht janë 509 raste aktive me COVI-19. Kjo është bërë e ditur në bazë të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës(IKSHPK).

Në bazë të të dhënave nga IKSHPK-ja del se në Komunën e Prishtinës ka numër më të madh të rasteve aktive. Në Prishtinë momentalisht janë 122 raste aktive.

Pas Prishtinës, vjen qyteti i Ferizaj me 45 raste, Prizreni me 43 raste, dhe Gjilani me 32 raste aktive.

Gjatë ditës se djeshme në raportin e fundit nga Ministria e Shëndetësisë u raportua për 23 raste pozitive të reja.

Ndërsa, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.823.985 doza të vaksinës, kurse 821.211 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Ndërkohë që janë dhënë 100.687 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./Shqip.com