Art Jetese

5 përfitimet e mahnitshme të ujit të trëndafilit

Uji i trëndafilit, është një produkt që po gjen një përdorim gjithmonë e më të gjerë në kozmetikë, është një lëng që përftohet nga zierja e petaleve të trëndafilit në ujë ose nga distilimi.

Ky ujë është përdorur prej kohësh, si një parfum natyral dhe një alternativë ndaj aromave që janë me kimikate.

Andaj po iu japim 5 arsye pse duhet ta përfshini ujin e trëndafilit në rutinën tuaj të kujdesit të flokëve.

Qetëson lëkurën e kokës – Uji i trëndafilit, ka veti të mahnitshme anti-inflamatore dhe antioksiduese që qetësojnë lëkurën e irrituar dhe kruajtjen, nëse ndjeni siklet në lëkurën e kokës, uji i trëndafilit do t’ju ndihmojë.

Eleminon zbokthin – Për shkak të vetive hidratuese, uji i trëndafilit është një përbërës i shkëlqyer për të hequr zbokthin, për më tepër, trëndafilat përmbajnë gjithashtu agjentë anti-inflamatorë që mund të shërojnë skalpin e acaruar dhe të dëmtuar. Kur barriera e skalpit tuaj të rinovohet, do të vini re një reduktim të madh të zbokthit.

Stimulon rritjen e flokëve – Uji i trëndafilit është i pasur me vitamina A, C, D, E dhe B3, ku këto lëndë ushqyese janë thelbësore për ruajtjen e shëndetit të lëkurës, flokëve dhe të gjithë trupit tone, kur uji i trëndafilit aplikohet në lëkurën e kokës, këto vitamina depërtojnë në lëkurë, duke stimuluar rritjen e flokëve.

Vepron si zbutës – Uji i trëndafilit, është jashtëzakonisht hidratues, ndaj rekomandohet gjithmonë për njerëzit me lëkurë të thatë, pra, do të vepronte natyrshëm si zbutës për flokët e thatë.

Forcon flokët – Falë vitaminave, antioksidantëve, vetive anti-inflamatore dhe antibakteriale, uji i trëndafilit forcon çdo fije floku. Jo vetëm që nxit rritjen e flokëve, por gjithashtu redukton rënien dhe këputjen e tyre, kjo e bën shëndetin e përgjithshëm të flokëve tuaj më të mirë.

/Shqip.com